Punimet grafite zhvendosen nga rruget ne galerite e Los Anxhelosit

Fillimisht shihej akt vandalizmi por tani grafitet po kalojne nga muret e rrugeve ne galeri artesh. Ne Los Anxhelos kjo forme arti eshte biznes i madh qe ka krijuar galeri te posacme per prezantimin e ketyre punimeve dyqane te specializuara per shitjen e bujerave dhe mure te mbuluara me veprat e artisteve te grafiteve
Per disa njerez grafitet jane nje pamje ofenduese per te tjere jane kryevepra. Arti i rruges ka avancuar shume nga fillimet e tij si shprehje e individualitetit te bandave kriminale ne Nju Jork ne vitet 1970 80.
Tani hapesira te tera ne qender te Los Anxhelosit sherbejne si telajo per stile te ndryshme qe nga fanta-shkenca e deri tek stili psikodelik. Frymezimi rrjedh nga burime te ndryshme qe nga politika e deri tek kultura popullore. Shume prej punimeve gjejne frymezim nga librat me ilustrime.
Australiani Anthony Lister e ka mbeshtetur karrieren e tij tek kjo forme arti. Ai jeton ne Nju Jork por udheton vazhdimisht per ekspozita. Ai e konsideron grafitin nje forme demokratike arti ku mund te marre pjese kushdo
E gjithe kjo zhvendosje e artit te rruges eshte e ngjashme me momentin kur fotografia filloi te realizohet ne forme dixhitale. Te gjithe fotografet e medhenj arriten ne perfundimin se fotografia u be ne ate moment profesion i te gjitheve. Grafitet jane nje skene ku stiliste akademike dhe te rinj te gjithe mund te komunikojne mes tyre.
Nje artist ne Los Anxhelos i njohur thjesht si Seraf shpjegon ekzistencen e nje tradite te lashte ne punen e tij
Grafitet kane rrjedhur nga qyteterimet e lashta. Praktikisht te gjitha heroglifet qe shohim ne piramidat e Egjiptit deri tek glifet e romakeve grekeve dhe actekeve apo inkave e deri tek vizatimet ne shpellat e Frances te gjitha ishin nje forme grafitesh.
Matthew Stibbe pronar i nje dyqani bojerash eshte nje nga bizneset qe kane perfituar nga bumi qe ka njohur vitet e fundit kjo forme arti. Dyqani i tij ne Los Anxhelos eshte nder me te medhenjte ne Shtetet e Bashkuara dhe i pari dyqan me pajisje dhe furnizime per artin e rruges. Zoti Stibbe thote se grafitet kane perjetuar ndryshime te shumta
Qe nga ditet kur u shfaq ne Nju Jork neper trenat e metrose e me pas ketu ne Los Anxhelos neper mure ka kaluar neper nje evolucion.
Nje galeri ne Los Anxhelos eshte e perkushtuar ndaj artit te rruges. Pronaret e galerise Lab Art lidhen me artiste qe riprodhojne punimet e tyre ne telajo. Ne kete menyre nje punim qe i kishte fillimet ne nje mur ne Los Anxhelos arrin te ekspozohet dhe te shitet si cdo forme tjeter arti thote Iskander Lemseffer
Duam qe ti japim artit te rruges vendin qe i takon ne historine e artit. Ne rruge keto punime lahen mbulohen vazhdimisht me boje. Ne duam ti bejme keto punime te pavdekshme. Pra grafitet e rrugeve perpiqemi ti hedhim ne telajo ose ne panele druri qe njerezit ti blejne e ti kene perhere ne shtepite e tyre.
Galeria Lab Art ka aktualisht mbi 300 vepra ne ekspozim punime te me shume se 50 artisteve. Kultura popullore eshte nje teme kryesore me punime qe perjetesojne artiste si Kanye West Jay-Z apo Paris Hilton dhe Andy Warhol.
Bashkepronarja e galerise Rachel Joltson e ka te qarte se ekzistojne kontradikta dhe tensione mes artit te rruges dhe artit bashkekohor
Shume prej ketyre artisteve ne punimet e tyre tallen me artin bashkekohor dhe me ato qe verehen ne shoqeri. Shume prej frymezimit eshte ne formen e kritikes ndaj shoqerise e realizuar ne menyre satirike. Ka forma te ndryshme te artit te rruges nje pjese eshte serioze por ka edhe punime humoristike. Gjithcka varet nga artisti.
Por Roger Gastman autor i librit Historia e Grafiteve Amerikane thote se esenca e kesaj forme arti eshte fakti qe eshte e paligjshme. Po te eliminosh kete fakt thote ai pra pa natyren klandestine nuk behet me fjale per grafite.
Nese fillon te pikturosh mbi mur pasi ke marre leje je thjesht nje piktor afreskosh. Por forma e vertete e artit te grafitit eshte e paligjshme. Ka qene gjithmone dhe do te vazhdoje te jete gjithmone e tille. Nuk ekziston koncepti i nje artisti te ligjshem grafitesh. Artistet e grafiteve bejne edhe punime te ligjshme por keto punime bazohen ne famen qe artisti ka marre nga punimet e paligjshme ne rruge.
Per disa nga keta artiste rruga mbetet telajoja me e madhe per frymezimin e tyre ne forme te ligjshme apo te paligjshme.