Punonin ne are, zbulojne kater predha aktive
Kater predha jane gjetur ne fshatin Berzhite te Tiranes nga banoret e fshatit qe punonin arat mengjesin e djeshem. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise, sipas te cilave eshte shkuar ne vendin e ngjarjes dhe jane siguruar qe te mos shperthenin, pasi ishin aktive. Mesohet se banore te fshatit kane qene duke punuar token, kur gjate germimeve kane rene ne predha, te cilat dyshohet qe i perkasin Luftes se Dyte Boterore, por nuk mohohet te jene edhe pjese e repartit qe nuk ndodhet larg. Pas konstatimit, ata kane njoftuar policine, duke kerkuar prej tyre cmontimin dhe me pas transportimin per ne nje vend te sigurt. Pasi kane lajmeruar Policine e Tiranes ne vendin e ngjarjes kane mberritur ekspertet xheniere, te cilet kane bere edhe caktivizimin e predhave te rrezikshme. Burime nga policia thane se, nese predhat eksplodonin, perbenin rrezik per banoret e fshatit Berzhite. Dje paradite lopata e punetoreve qe shtronin rrugen ka hasur ne predhat e mbetura aty prej shume kohesh. Edhe pse predhat ishin te ndryshkura, ata jane treguar te kujdesshem, duke formuar numrin e urgjences te policise dhe njoftuan per ate qe kishin pare. Forcat e rendit u vune menjehere ne levizje. Fillimisht aty ka mberritur inspektori i rendit per zonen, i cili pasi ka verifikuar gjendjen, lajmeroi grupin e gatshem dhe ekspertet xheniere. Jane dashur pajisje te specializuara antimine per te rrethuar zonen dhe bere demontimin. Ekspertet e policise dhe ushtrise, pasi kane bere sigurimin e zones rreth vendit ku ishin gjetur predhat, munden te kthenin ne gjendje joaktive predhat. Sipas eksperteve te cituar per gazeten "KJ", predhat, edhe pse kane qene e ndryshkura e ne pamje te pare teper te vjetra per te shperthyer, kane qene aktive. Te njejtat burime pohojne se ato mund te kishin shperthyer, nese nuk do te ishin caktivizuar nga xheniot.
A.Cena
Shtabi zgjodhi Gerdecin ne vend te Berzhites
Berzhita ka qene nje nga zonat, ne te cilat eshte kerkuar ngritja e fabrikes se cmontimit te predhave, qe me pas u vendos te ndertohej ne fshatin Gerdec, ku dhe shpertheu. Ka qene Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise, ai qe kishte kundershtuar ngritjen e kesaj fabrike ne kete zone, pasi, sipas arsyetimit te tyre, ishte zone e banuar qe nuk kishte kushtet e plota te sigurise ne nje rast shperthimi. Fabrika u spostua per ne Gerdec, ku dhe ne daten 15 mars shpertheu, duke marre deri tani jeten e shume personave.