E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Pinari "divorcohet" me Mihal Delijorgjin

Ylli Pinari, drejtori i ndermarrjes shteterore te Import-Eksportit te armatimeve, MEICO, si dhe Mihal Delijorgji, pronar i firmes "Alba Demil", nuk jane me ne nje qeli. Lajmi behet i ditur nga avokatet mbrojtes te te pandehurve. Dy te akuzuarit per tragjedine e Gerdecit qe nga dita e djeshme jane vendosur ne qeli te ndryshme te burgut 313 ne Tirane. Ndarja ka ardhur dy jave pas arrestimit, ndersa per pese dite jane mbajtur ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise Tirane. Mesohet se nga qelia eshte levizur vetem Ylli Pinari, duke u vendosur ne nje qeli te vecante. I vetmi qe ndodhet prane Delijorgjit, por ne nje tjeter qeli, eshte Dritan Minxholli, kunati i tij, por edhe njekohesisht drejtori teknik i fabrikes se demontimit ne Gerdec. Deri diten e djeshme, tre te akuzuarit per vepren penale te "shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", ishin vendosur afer me njeri-tjetrin. Keshtu, Delijorgji dhe Pinari qendronin se bashku ne nje qeli, nderkohe qe Minxholli ishte vendosur ne qeline ngjitur. Por dje, cuditerisht, eshte caktuar qe dy te pandehurit te ndahen ne qeli me vete. Delijorgji ka pasur mjaft vizita kohet e fundit ne paraburgim nga familja dhe ne vecanti nga avokati i tij. Por vizitat e avokateve nuk i kane munguar as ish-drejtorit te shoqerise shteterore MEICO.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›