E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjësit e Policisë së Durrësit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Punonjësit e Policisë së Durrësit dhurojnë gjak

Punonjësit e Policisë së Durrësit kanë dhuruar gjak vullnetarisht ditën e sotme për fëmijët talasemikë.

Përveç angazhimeve për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, punonjësit e Policisë së Durrësit iu përgjigjën thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak. Efektivë të “Shqiponjave” dhe Policisë Rrugore, si dhe punojnës të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të policisë Durrës, dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Postimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës:

Policia e Durrësit dhuroi gjak për fëmijët talasemikë. Krahas angazhimeve të tjera për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, punonjës të Policisë së Durrësit iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Qëndrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak.

Punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Policisë Rrugore dhe ato të strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhuruan gjak paraditen e sotme, në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke dëshmuar se Policia e Shtetit është përherë pranë qytetarëve, në ndihmë dhe në shërbim të tyre, jo vetëm si zbatuese e ligjit, por edhe e pajisur me vlera të larta humane dhe qytetare.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›