Punonjësit e huaj zgjedhin Thethin, historia e Xhesalin e cila prej 2 vitesh ndodhet në vendin tonë

Xhesalin, një prej tyre. Ajo ndodhet në vitin e parë të punës në Theth dhe shprehet mjaft e kënaqur me këtë eksperiencë. Ndërkohë që më herët ka punuar edhe në Tiranë
“Kur kam ardhur në Shqipëri për herë të parë kam punuar në Tiranë për një vit si banakiere dhe mbasi me mbaroj kontrata erdha këtu në Theth se më sugjeroj një mike e imja. Në Tiranë ishte mirë nëse të pëlqen jeta e qytetit, kurse këtu është natyrë shumë e bukur pamje e mrekullueshme.”
Xhesalin thotë se Shqipërinë e kryesisht Thethin do e rekomandojë edhe tek miqtë e saj pasi është vend që të ofron mikpritje dhe pagë të mirë
“Do ia rekomandoja çdo kujt të punoj në Theth, sidomos atyre që pëlqejnë natyrën, edhe rroga është e mirë sepse këtu nuk shpenzon asgjë mbasi fjetja dhe ushqimi janë falas. Ndonjëherë edhe pijet janë falas, sidomos mbas një ditë të lodhshme, këtu gjithçka eshte falas për stafin.”
Në kulmin e sezonit turistik, historia e Xhesalin është vetëm një nga shumë shembujt e punonjësve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar. Një realitet që po e kthen këtë destinacion jo vetëm në një atraksion për turistët, por edhe në një vend të preferuar për të jetuar dhe punuar.
Gazetare: M Gjoni
/rtsh.al/