E Diel, 1 Nëntor 2026

Puntori humbet tragjikisht jetën në Kosovë, rrëzohet nga kati i shtatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një objekti në ndërtim, në rrugën “Remzi Hoxha”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Viktima është nje shtetas 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 7-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Ky është rasti i pestë i humbjes së jetës së një puntori në kantierin e ndërtimit vetëm brenda këtij viti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›