E Shtunë, 31 Tetor 2026

Purslow Shitja e Liverpoolit do te ndodhe

Drejtori menaxhues i Liverpoolit Christian Purslow ka garantuar tifozet dhe gjithe opnionin futbolldashes se shitja e Liverpoolit do te ndodhe qofte me miratimin apo jo te tashme ish-pronareve Hicks dhe Gillet.

Prioriteti im total ka qene qe ta pastrojme borxhin qe u akumulua ne kete klub dhe i cili ka qene nje re e zeze qe nga shkurti i vitit 2007. Eumlshte shume keq qe te gjitha te ardhurat tona duhet te shkojne ne pagesat e kredive dhe borxheve te tjera. Ne i kemi kryer detyrat tona te shtepise dhe NESV do ta bleje kete biznes me parate e nevojshme per ta pastruar borxhin tone qe e transformon pozicionin tone financiar mbrenda nates theksoi Pursloe.

Ai shtoi se pronaret e rinj te NESV te cilet kane nen prone edhe klubin amerikan Boston Red Sox kane si objektiv kryesor ringjalljen e klubit dhe sipas Purslow ne gojen e tyre eshte vetem fjala per fitore dhe te fituarit.

Hicks dhe Gillet e kane derguar kete ceshtje ne Gjykaten e Larte britanike ne menyre qe ta bllokojne marreveshjen per shkak se me 300 milione euro te ofruara nga NESV vetem sa zhvleresohet klubi. Nese deri me 15 tetor Liverpooli nuk do te shitet atehere Banka Mbreterore Skoceze do te marre ne pronesi kompanine e Hicks Kop Holdings ku Liverpooli do te denohej me heqje te nente pikeve ne tabelen e Premier Liges.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›