E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet e Diana Culit me motren e Fatos Nanos

Me sa duket nuk ka gjetur hapesiren e duhur per te pushuar larg Tiranes, ndaj edhe eshte mjaftuar me pak banjo dielli ne ndonje prej pishinave ne periferi te kryeqytetit. E kemi fjalen per deputeten socialdemokrate Diana Culi, e cila pak dite me pare eshte fotografuar nga paparazzi yne, ne nje imazh krejt te ndryshem nga sa jemi mesuar ta shohim zakonisht. E zhveshur nga cdo note zyrtare e deputetes apo nga cdo ton serioz i shkrimtares, Diana Culi vjen tashme me pamjen e pushueses. E ulur ne zhezlong, nen cader, me rroba banje, syze dhe nje kapele ne koke, eshte disi e veshtire te gjesh pikat e perbashketa te nje gruaje ne karriere dhe nje pushueseje, qe zgjedh nje vend te qete pa shume njerez, per te marre rreze dielli. Krejt e cliruar nga veshtrimet kureshtare, deputetja e PSD-se shihet ndersa bisedon jo me shume vemendje, me nje femer tjeter, qe duket se ka pak a shume te njejten moshe me tw. Por ndryshe nga ajo, bjondia prane zonjes Culi eshte shume me e dhene pas bisedes te cilen e shoqeron edhe me levizjen e duarve. Mesojme, se mikesha e Diana Culit, quhet Vjollca dhe eshte motra e ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. Ajo jeton ne kryeqytet dhe eshte e martuar me nje biznesmen. Nuk dime nese miqesia mes Diana Culit dhe motres se Nanos eshte e vjeter, por nisur nga fakti, qe ato zgjedhin te pushojne se bashku, besojme se kemi te bejme me nje miqesi solide.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›