E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga ne ndertim, Procredit mbyll degen ne Kamez

Per shkak te rikonstruksionit te rruges dhe sheshit, Banka ProCredit njofton se, do te mbylle degen e saj ne Kamez. Me kete rast burimet zyrtare te Bankes njofton te gjithe klientet lajmeron qe do te ofroje sherbime bankare me nje staf teper te perkushtuar ne deges e saj ne Laprake me adrese, "ProCredit Bank Rruga e Durresit, Blloku Gintash, Laprake . ProCredit Bank per te qene sa me prane klienteve te saj eshte e pranishme nepermjet nje rrjeti prej 32 dege dhe agjenci ne 19 qytete te Shqiperise. Ne cdo dege dhe agjenci ajo ofron nje linje te plote sherbime bankare dhe produkte kredie per te gjithe. ProCredit Bank ka hapur se fundi dege te reja ne: Tirane, Durres, Fier, Korce, si dhe se shpejti do te hap zyra informacioni ne: Librazhd, Divjake dhe Koplik etj. Ne Tirane ProCredit Bank eshte e pranishme me 8 dege dhe se shpejti do te hapen edhe disa dege dhe agjenci te reja. Aksioneret e ProCredit Bank Shqiperi jane institucione nderkombetare shume te qendrueshme si: ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. ProCredit Bank eshte e pranishme ne 23 shtete ne: Europen Juglindore, Afrike dhe Ameriken Latine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›