E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushimet verore, vijon fluksi i emigrantëve që kthehen

Vijon fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet verore. Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave në Çarshovë kanë hyrë 3.119 persona si dhe 683 automjete ndërsa kanë dalë 2.388 persona dhe 604 automjete. Nga pala shqiptare në hyrje punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje ndërsa nga pala greke punohet me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
Ndërkohë si rezultat i masave të marra nga Policia Kufitare dhe bashkëpunimit e kordinimit të veprimeve edhe me palën greke nuk janë shfaqur radhë në Kakavijë dhe situata është normale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›