E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi insiston per Shaqirin

Trajneri i ri i Juventusit, Antonio Conte, ka insistuar te krerët e klubit për transferimin e mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri.
Conte 41-vjeçar e ka ndjekur nga afër Shaqirin në ndeshjen kundër Anglisë dhe është impresionuar me lojën e tij.

Shaqiri 19-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Baselit deri në qershorin e vitit 2015.

Skuadra e Juventusit është e gatshme të futet në garë për Shaqirin, që kohët e fundit ka zgjuar edhe interesimin e Manchester Unitedit.

Skuadra angleze për Shaqirin ka ofruar 13 milionë euro. Kosovari kërkohet edhe nga Liverpooli, Milani, Interi, Fiorentina e shumë skuadra të tjera evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›