Pushohet nga puna humoristi që satirizonte politikanët

Satiristi më i famshëm dhe më popullor i Francës, i cili satirizonte Presidentin Sarkozy dhe politikanët të tjerë më të rëndësishëm të vendit, është pushuar nga puna në programin kryesor radiofonik në vend. Ky veprim ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe kritika për përdorim të censurës politike nga qeveritarët.
Dy milionë dëgjues dëgjonin në “France Inter” programin e Stephane Guillon, në të cilin ai satirizonte figura të ndryshme politike të vendit, nga e majta dhe e djathta e spektrit politik dhe kjo gjatë një periudhe prej dy vitesh e gjysmë. Figurat kryesore politike, përfshi Presidentin e vendit Sarkozy, prej muajsh po kërkonin “kokën e komikut”, duke qenë se mendojnë se ai e ka tejkaluar kufirin mes humorit dhe fyerjes. Por humoristi ngulmon se detyra dhe misioni i tij gjatë këtyre viteve ka qenë që të rikthejë fuqishëm në Francë satirën politike.
Madje ai ka falënderuar edhe Presidentin, i cili i ka ofruar me sjelljet e tij një bagazh shumë të pasur me materiale humoristike. Por pushimi nga puna që i është bërë Guillonit, në mënyrë të padiskutueshme, ka ngritur pikëpyetjet në lidhje me ndërhyrjet politike në gazetari. Kjo sepse shefi i radios është mik i Zonjës së Parë të vendit. Ky vendim erdhi një ditë pasi Sarkozy thirri kryeredaktorin e “Le Monde” në pallatin presidencial dhe e kërcënoi se do t’ia hiqte gazetës ndihmën nga shteti, nëse ai do t’ia shiste gazetën ndonjë grupi të krahut të majtë.
Për sa i përket heqjes së komikut të famshëm, shefi i tij deklaroi se ai nuk do të rikthehej më në emision, duke deklaruar se sipas tij dhe pasi programi radiofonik kishte arritur një audiencë rekord, ai kishte rënë në një dështim dhe nuk përmbante ndonjë vlerë intelektuale. Sarkozy e ka cilësuar humoristin publikisht si shantazhist, ofendues dhe gojështhurur. Humoristi ka satirizuar pjesën më të madhe të politikanëve në pushet në Francë, duke u kapur nga gafat dhe gabimet e tyre dhe ndërtoi një emision që ka pasur një audiencë të jashtëzakonshme.
Franca ka përjetuar një bum të vërtetë të satirës politike, që kur erdhi Sarkozy në pushtet në vitin 2007. Kjo sepse humoristët kanë pasur shumë elementë si divorci, rimartesa apo dëshira e Presidentit, për gjëra të shtrenjta dhe mania e tij për gruan ish-modelen Bruni.