Gjenerali Petraeus duhet të zëvendësojë McChrystalin në Afganistan

Presidenti amerikan Barack Obama ka vendosur që të shkarkojë nga detyra komandantin e trupave të NATO-s në Afganistan, gjeneralin Stanley McChrystal. Presidenti Obama shpreson se zëvendësimi i komandantit do të bëhet shumë shpejt.
"Unë kam pranuar sot dorëheqjen e gjeneralit Sanley McChrystals, nga posti i komandantit të forcave ndërkombëtare në Afganistan. Njëherazi jam i lumtur të emëroj gjeneralin David Petraeus për të marrë udhëheqjen e forcave tona në Afganistan, ku duhet të shënojmë sukses", theksoi Obama.
Sipas tij gjenerali David Petraeus është i gatshëm që këtë post ta marrë brenda disa ditësh. Zgjedhja e Petraeusit duhet të konfirmohet edhe prej Kongresit.
Gjenerali McChrystal është liruar nga kjo detyrë, pas një artikulli në një revistë muzikore, ku është shprehur me fjalë përçmuese për disa anëtarë të kabinetit qeveritar dhe diplomatë amerikanë, si dhe për vetë presidentin Obama.
Petraeus është aktualisht komandant i Komandës qendrore amerikane në Lindjen e Afërme e kohë pas kohe ka udhëhequr edhe njësitë amerikane në Irak. Deri në konfimimin e zgjedhjes së tij, trupat ndërkombëtare në Afganistan do të udhëhiqen nga gjenerali britanik Nick Parker. /dw/