E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fukushima ishte katastrofë nga dora e njeriut, jo natyrore

Share

Një raport i përgatitur nga parlamenti japonez sugjeron se kriza në centralin bërthamor të Fukushimës ishte katastrofë nga dora e njeriut dhe jo natyrore siç ishte pretenduar.

Sipas BBC, në raport thuhet se katastrofa mund dhe duhej të ishte parashikuar dhe parandaluar.

Në raport theksohen edhe një seri problemesh me reagimin e qeverisë dhe kompanisë Tepco.

Centrali bërthamor me gjashtë reaktorë u dëmtua rëndë më 11 mars 2011 pasi një tërmet dhe një cunam nxorën jashtë funksionit sistemin ftohës, duke sjellë edhe rrjedhjen e radioaktivitetit.

Mijëra banorë u evakuuan nga zona.

Edhe pse u provokua nga këto ngjarje kataklizmike, sërish pasojat e aksidentit nuk mund të shihen si katastrofë natyrore, thuhet në raport.

Në raport thuhet se katastrofa erdhi edhe si rezultat i përplasjeve mes qeverisë, rregullatorëve dhe kompanisë Tepco, që ka në pronësi centralin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›