E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushteti vendor KLSH conne prokurori 10 zyrtare

TIRANE- Gjate kontrolleve ne fushen e administrimit te prones publike ne fushen e ligjshmerise dhe rregullshmerise ne njesite e qeverisjes vendore ne sektorin e tatim taksave ne sistemin e pagave dhe shperblimeve ne dhenien me qira te pasurise publike ne fushen e prokurimeve publike si dhe ne fushen e urbanistikes vitin e kaluar Kontrolli i Larte i Shtetit ka nisur per ne prokurori emrat e dhjete zyrtareve ne dy kallzime penale. Dje ne pranine e kryetarit te institucionit Bujar Leskaj u zhvillua analiza vjetore e Departamentit te Kontrollit te Buxhetit te Pushtetit Vendor Administrimit dhe Privatizimit te Prones Publike.

Leskaj theksoi se puna qe ky Departament ka zhvilluar dhe zhvillon eshte e nje rendesie te madhe sidomos per shkak te rezultateve te faktuara ne kuader te luftes kunder fenomeneve te abuzimit dhe korrupsionit ne administrimin e prones publike si nje nga ceshtjet me te prekshme dhe teper te ndjeshme per opinionin publik.

Ne fjalen e tij drejtori i ketij Departamenti Osman Alushi vleresoi realizimin e detyrave nga i gjithe ekipi drejtues i ketij Departamenti ku per vitin 2011 jane realizuar 92 kontrolle nga 60 te parashikuar prej te cilave 67 kontrolle jane evaduar 24 kane perfunduar dhe do te evadohen ne 3-mujorin e pare te vitit 2012 dhe nje kontroll eshte ne proces e siper. Zyrtaret e proceduar akuzohen per konsumimin e vepres penale te shperdorimit te detyres me dem ekonomik per buxhetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›