E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja e policit Naim Hyska6 te shoqeruar ne Vlore

TIRANE- Inspektoret e Hetimit dhe te Parandalimit te Krimit prane Qarkut te Drejtorise se Policise se Tiranes jane nisur dje ne Vlore per nje bashkepunim lidhur me kapjen e autoreve te dyshuar te plagosjes se policit Niam Hyskes. Oficeret e krimeve kane shoqeruar ne komisariatin e policise se Vlores 6 persona dhe me vajtjen e hetuesve nga Tirana priten te behet zbardhja e plote e ngjarjes shkruan sot gazeta Shqiptarja.com

Aktualisht po merren ne pyetje personat e dyshuar si te implikuar ne plagosjen e efektivit ne shenje hakmarrje. Pista e dyshimeve bien ne perplasjen e bandave qe kishte Hyskaj ne Vlore ne vitin 1998 por nuk perjashtojne mundesine e ndonje konflikti personal.

Naim Hyskaj eshte perplasur me bandat e Vlores duke lene te pajete nje prej tyre. Sipas grupit hetimor behet me dije se ne vitin 1997 Naim Hyskaj eshte emeruar ne Vlore komandant i forcave speciale. Gjate punes se tij ai eshte sulmuar ne vitin 1998 nga nje bande e Vlores e perbere nga shume persona te cilet e sulmonin duke i hedhur granata. Per tu vetembrojtur Hyskaj ka vene ne perdorim automatikun ku ka vrare njerin prej vellezerve qe ishin ne bande. Deri tani sipas policise ketu bien te gjitha dyshimet e plagosjes se Naimit.

Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 1730 minuta te 24 dhjetorit ne afersi te 21 dhjetorit konkretisht ne rrugen Kongresi i Lushnjes prane njesise bashkiake nr 7. Efektivi Naim Hyskaj ishte ne makine se bashku me djalin e tij 12 vjecar duke u kthyer per ne shtepi. Sapo eshte afruar tek pallati agresoret kane zjarre armen e zjarrit tip pistolete duke qelluar disa here nga automjeti i tij. Ne foto vendi ku u plagos polici prane 21 dhjetorit
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›