E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pushues edhe në shtator, Rama ndan pamje nga Velipoja

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Temperaturat e ngrohta të kësaj fundjave kanë bërë që plazhi i Velipojës të frekuentohet edhe sot nga pushuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Velipoja, ku pushuesit kanë zgjedhur këtë zonë ranore për të kaluar fundjavën.

Investimet e kryera në Velipojë, transformimi i hapësirave, sistemimi dhe pastërtia kanë bërë që Velipoja të kthehet në një ndër destinacionet më të preferuara për turistët vendas e të huaj gjatë viteve të fundit.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës ndodhet rreth 30 minuta nga qyteti i Shkodrës. Për të gjithë të pasionuarit pas shëtitjeve në natyrë, kjo zonë ofron një aventurë interesante në ajrin e pastër, ku do ta gjeni veten të zhytur në një oaz të gjelbër.

Velipoja njihet edhe për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që e bëjnë për vete çdo vit pushues.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›