E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Puthlutja ime”, Qendra e Librit dhe Leximit promovon poezinë dhe librin e autorit Alban Bala

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi një cikël takimesh me temë “Letërsia dhe kufijtë”, me në fokus letërsinë e qytezave, ku u promovua libri më i ri me poezi nga Alban Bala me titull “Puthlutja ime”. QKLL e vlerësoi “Puthlutjen” si një vëllim interesant me përjetimet personale të autorit mbi temën e dashurisë, jetës, ekzistencës dhe Zotit.

“Ne ripohojmë nevojën tonë, në atë që është zemra e fuqisë së krijimit.”, tha Bala.

Alban Bala është edhe autor i librave “Orët e shtëpisë” dhe “Ikje nga shtrati”. Takimet e ciklit “Letërsia dhe kufijtë” do të vijojnë përgjatë gjithë muajit qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›