E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin: 80 vjet më vonë, ne po përballemi përsëri me tanket gjermane

Vladimir Putin e ka krahasuar pushtimin rus të Ukrainës, me luftën kundër Gjermanisë naziste, në një fjalim për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Betejës së Stalingradit.  Duke përmendur vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, ai pretendoi se historia po përsëritej.

“Është e pabesueshme, por e vërtetë”,- tha ai. “Ne përsëri po kërcënohemi nga tanket gjermane Leopard”.

Gjermania është një nga vendet e shumta që ndihmon Ukrainën të mbrojë territorin e saj. Rusia nisi pushtimin e saj të përgjakshëm në shkallë të plotë pothuajse një vit më parë, duke nxitur vendet perëndimore të dërgojnë armë dhe ndihma për qeverinë në Kiev.

Duke folur në Volgograd, Putin la të kuptohet se ai mund të lëvizë përtej armëve konvencionale.

“Ata që shpresojnë të mposhtin Rusinë në fushën e betejës nuk e kuptojnë, me sa duket, se një luftë moderne me Rusinë do të jetë shumë ndryshe për ta”,- tha lideri 70-vjeçar.

“Ne nuk po dërgojmë tanket tona në kufijtë e tyre, por kemi mjetet për t’u përgjigjur. Lufta nuk do të kufizohet vetëm në përdorimin e pajisjeve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë.”

Putin ishte në Volgograd për të shënuar përvjetorin e përfundimit të Betejës së Stalingradit, konflikti vendimtar i Luftës së Dytë Botërore, i cili, pa Rusinë të zinte rob 91,000 trupa gjermane dhe të kthejë fatin e luftës.

Mbi një milion njerëz vdiqën në betejë, më e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë gjithë luftës në Ukrainë, Putin ka kërkuar në mënyrë të rreme ta paraqesë konfliktin si një betejë kundër nacionalistëve dhe nazistëve, të cilët ai pretendon se po udhëheqin qeverinë e Kievit.

Ai iu kthye sërish kësaj teme gjatë gjithë fjalimit të tij.

“Tani, për fat të keq, ne shohim se ideologjia e nazizmit, tashmë në petkun e saj modern, në manifestimin e saj modern, përsëri krijon kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë e vendit tonë”,- tha ai.

“Ne jemi edhe një herë të detyruar të zmbrapsim agresionin e Perëndimit kolektiv”.

Ai deklaroi se ishte “e pabesueshme, por e vërtetë” që Rusia po kërcënohej përsëri nga tanket gjermane, por Moska e ka një përgjigje për çdo vend që e kërcënonte atë.

Volgograd u riemërua përkohësisht në Stalingrad në ditën për të shënuar këtë rast, dhe në fillim të kësaj jave u zbulua një bust i ri i ish-udhëheqësit sovjetik, Joseph Stalin.

Stalini, i cili udhëhoqi Bashkimin Sovjetik midis 1924 dhe 1953. Ai u akuzua për orkestrimin e një zie buke në Ukrainë midis viteve 1932-33. Ngjarja e quajtur Holodomor nga ukrainasit vrau rreth 5 milionë njerëz dhe u njoh si gjenocid në fillim të kësaj jave në Bullgari.

Putin vendosi lule te varri i marshallit sovjetik që mbikëqyri mbrojtjen e qytetit dhe vizitoi kompleksin kryesor memorial ku mbajti një moment heshtjeje për ata që vdiqën në betejë. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›