E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Kosova si Osetia e Jugut dhe Abkhazia

Siç transmeton agjencia “Itar-Tass”, Putin ka vlerësuar se ka bazë krahasimi i Kosovës me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

“Nga pikëpamja morale, është krejtësisht i drejtë krahasimi i Kosovës me Abkhazinë dhe Osetinë. Nuk ka kurrfarë dallimesh thelbësore. Në të dyja rastet kishte konflikt etnik, në të dyja rastet kishte shkelje të ligjit”, ka vlerësuar kryeministri rus.

Putin i bëri këto komente me rastin e një vjetorit të njohjes së pavarësisë që Moska u bëri dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë. Deri tash vetëm Nikaragua e ka ndjekur shembullin e Moskës. /REL/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›