E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti “Aleksandër Moisiu” çelet edhe në Peshkopi

Vendimi për hapjen në Peshkopi e programeve të studimit për Fakultetin e Ekonomisë, të administrimit dhe të Edukimit, u mor në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Kryeministri Berisha u shpreh se ky vendim përben një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën universitare të vendit, në mënyrë të veçantë për të rinjtë e zonave përreth. “Ky universitet është një ndihmë e madhe për këtë zonë. Të rinjtë e gjimnazeve të Peshkopisë, Bulqizës, Matit, por edhe të gjithë Shqipërisë, do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e larta në degë të Universitetit të Durrësit në Peshkopi”.

Filiali i Fakultetit të Edukimit do të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë në: “Matematikë-Fizikë”, “Matematikë-Informatikë”, “Informatikë-Anglisht”, “Gjuhë-Letërsi-Anglisht”, “Biologji-Kimi”, “Psikologji-Sociologji”, “Procese formimi”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›