Putin: Pushtimi i Ukrainës u shkaktua nga Perëndimi

Për të disatën herë, Vladimir Putin ka fajësuar perëndimin për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Sipas Putin, kriza filloi me ndryshimin e qeverisë në Ukrainë në 2014, që ai e quajti “grusht shteti”.
Ai iu drejtua samitit të Brics në Afrikën e Jugut përmes video-lidhjes, ku pretendoi se disa vende “promovojnë kolonializmin” që çoi në një “krizë të tmerrshme” në Ukrainë.
Sipas Putin, veprimet e Rusisë në Ukrainë janë kundërpërgjigje ndaj një lufte “të nisur” nga Perëndimi.
“Aspirata e tyre për të ruajtur hegjemoninë e tyre në botë, çoi në një grusht shteti në Ukrainë në 2014. Rusia vendosi të mbështesë njerëzit që luftojnë për kulturën e tyre, për traditat e tyre, për gjuhën e tyre dhe për të ardhmen e tyre“, pohon ai.
Putin shtoi se veprimet e Rusisë në Ukrainë synojnë t’i japin fund luftës “që u nis nga Perëndimi kundër njerëzve në Donbas”.
Fjalimi i tij erdhi disa orë pasi tre persona u vranë nga sulmet me dron në Belgorod pranë kufirit me Ukrainën./ BBC
/rtsh.al/