E Martë, 3 Nëntor 2026

Lëklerk: Makinat e sotme, shumë të rënda

Piloti i “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk, shpreson që Formula 1 të gjejë një të mesme midis uljes së peshës së makinës, por edhe nivelit mbresëlënës të forcës së rëndesës së tyre në rregulloren e 2026-ës. Pesha gjithnjë e në rritje e makinave aktuale të Formulës 1 është bërë gjithnjë e më e padëshirueshme për pilotët dhe skuadrat, teksa ato të këtij viti peshojnë të paktën 798 kg, plot 200 kg më tepër sesa ato të para 15 viteve.

Ky është një nga apektet kryesore që Presidenti i Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA), Mohamed Ben Sulajem, dëshiron të përmirësojë në rregulloren e vitit 2026, edhe pse shumica e skuadrave të Formulës 1 do të pranonin të mbanin të njëjtën peshë, pas propozimit të ndarjes së fuqisë së motorit përgjysmë, midis motorit me 6 valvula dhe ushqimit elektrik, që do të nënkuptonte sidoqoftë, bateri më të rënda. Dhe Lëklerku i është bashkuar korit të kolegëve që kanë kërkuar uljen e peshës, por ruajtjen e nivelit mbresëlënës të forcës së rëndesës së tyre, siç janë këto të 2023-shit. “Kur unë erdha në Formula 1 në 2018-ën ishin që atëherë të rënda”, – ka deklaruar piloti nga Montekarlo, duke shtuar: “Unë i dhashë një makine të 2003-shit në Abu Dhabi me 50 litra karburante, por mund ta ndjesh pashmangshmërisht dallimin me makinat e sotme. Mua nuk më pëlqejnë makinat e rënda, Mendosj se për lëvizshmërinë e makinë dhe për kthesat e ngadalta, sot mund ta ndjesh vërtet peshën. Por unë nuk do të doja të humbisja as forcën e rëndesës që ofrojnë makinat e sotme, ndaj mendoj se ideale do të ishte të gjenim një barazpeshë”, – ka përfunduar piloti i “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›