E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin: Rusia duhet të zhvillojë sisteme të armatimit ofensiv

Kryeministri Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia duhet të zhvillojë sisteme të armatimit ofensiv për t'i kundërshtuar planet mbrojtëse raketore të Shteteve të Bashkuara. Agjencitë ruse të lajmeve, ndër të tjera raportojnë se gjatë një vizite në Lindjen e Largët ruse, Putin tha se këto dy çështje janë të ndërlidhura. Ai theksoi se Rusia nuk po planifikonte zhvillimin e sistemit mbrojtës raketor, të cilin ai e përshkroi si të shtrenjtë dhe të paprovuar. Ai shpjegoi se deklarata e tij nënkupton që Rusia duhet të zhvillojë sisteme ofensive të armatimit "për të ruajtur ekuilibrin". "Për ta bërë një gjë të tillë, pa zhvilluar një sistem mbrojtës antiraketor si SHBA-ja, ne duhet të zhvillojmë një sistem ofensiv", - citohet te ketë thënë kreyministri rus. "Me këtë lloj "mburoje", partnerët tanë do të ndihen të sigurtë e do të bëjnë atë që duan, ekuilibri do të thyhet dhe do të kete një agresivitet më të madh si në politikë ashtu edhe në ekonomi, ka saktësuar Putin. Shtetet e Bashkuara deklaruarn në 17 shtator heqjen dorë nga projekti antiraketor në europën lindore, kërkuar nga ish presidenti amerikan George Bush, për të kundërshtuar raketat me rreze të gjatë veprimi, në favor të sistemit kundër raketave me rreze te shkurter dhe te mesme veprimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›