E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin cakton edhe liktyrën

Kryeministri rus, Vladimir Putin, synon që, duke u bazuar në kanunin perëndimor, të krijojë një variant lindor (gjegjësisht rus) të tij. Pjesë e këtij kanuni rus do të ishin 100 libra, të cilat do të duhej t’i lexonte secili nxënës rus gjatë shkollimit.

Kritikët e Putin qysh tani janë të bindur se lista e tij nuk do të përmbajë asnjë autorë të kanunizuar të kulturës së perëndimit, ndërkohë që planin e tij e shohin si përpjekje të ngjashme me atë të Bashkimit Sovjetik, kur përndiqeshin të gjithë ata që mendonin ndryshe.

Në një artikull të gaztës ruse ‘Nezavisnaja Gazeta’, Vladimir Putin shkroi se gjatë viteve të 20’a të shekullit të kaluar disa fakultete në SHBA krijuan kanunin perëndimor, i cili përmbante librat më me ndikim dhe më të rëndësishme të kulturës perëndimore, të cilat ishin tekste të obligueshme për lexim gjatë arsimit të secilit nxënës. Të njëjtën gjë, vetëm se në variantin lindor, Putin synon ta bëjë në vendin president i të cilit ishte për dy mandate deri më tani.

Duke e cilësuar popullin rus si një popull që lexon, Putin në tekstin e tij propozon që të bëhet një hulumtim, i cili do t’i përcaktonte personalitetet më me ndikim të kulturës ruse, e pastaj, 100 autorët e zgjedhur do të përbënin kanunin rus, gjegjësisht liktyrën e obligueshme për secilin nxënës. E, se sa një nxënës e ka mësuar lëndën, do të kontrollohej përmes provimit përfundimtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›