E Shtunë, 31 Tetor 2026

€uro-ekspozita në Prishtinë

Klubi Alpbach në Beograd dhe Grupi Iniciues për Alpbach Kosovë do të bëjë hapjen e €uro-ekspozitës, e cila më 4 shkurt 2012 do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës (në ora 4 pasdite), në mbështetje nga Fondacioni Erste.

Grupe të akademikëve të rinj, profesionistëve dhe studentëve, anëtarë të Klubit Alpbach në Beograd (KAB) dhe Grupi Iniciues për Alpbach Kosovë (GIAK), anëtarë të Forumit Evropian Alpbach, tentuan ta modelojnë të tashmen dhe të ardhmen evropiane të rajonit, dhe përmes këtij projekti t’i kontribuojnë zhvillimit të udhëheqësve në fusha të ndryshme, siç janë këmbimet kulturore.

Të motivuar nga nevoja e vërtetë e pjesëmarrjes në ndërtimin dhe fuqizimin e rajonit gjatë shtegtimit në Bashkimin Evropian, iniciativa për €uro-ekspozitë erdhi nga KAB-ja dhe u mirëprit nga zyrtarët e GIAK-ut dhe FEA-ja. Ideja dhe qëllimi kryesor i këtij projekti janë demonstrimi i gatishmërisë dhe mënyrave të bashkëpunimit ndërmjet rinisë në Kosovë dhe Serbi, përmes shkëmbimit kulturor. Dhjetë fotografë (pesë nga Beogradi dhe pesë nga Prishtina) janë përzgjedhur të bëjnë fotografi dhe ta paraqesin simbolikën

e BE-së dhe Evropës në ambientet e tyre.

Ekspozita do të shfaqet edhe në Beograd dhe në Alpbach gjatë Forumit Evropian Alpbach.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›