Putin e Medvedev, së bashku për peshk
Në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2012-s, presidenti rus, Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin, kanë treguar se janë të bashkuar, teksa kanë qenë për peshk së bashku.
Të dy pritet që të jenë kandidat në zgjedhjet e 2012-s, edhe pse në fakt, Medvedev deri më tani nuk e ka konfirmuar këtë gjë dhe ka dhënë shenja se mund të tërhiqet nga gara.
Megjithatë, me fotot e shpërndara duke peshkuar, ata kanë treguar se kanë një miqësi të mirë.