Putin fiton 60% te votave
Votuesit ne Rusi zgjodhen dje Parlamentin e ri, pas nje fushate te dominuar nga partia Rusia e Bashkuar e presidentit Vladimir Putin. Qendrat e votimit u hapen ne te 11 zonat kohore te Rusise ne oren 8, dhe votimet e para nisen ne provincen arktike Cukotka. Rezultatet e para pas mbylljes se kutive te votimit tregonin se Putin kishte fituar rreth 60% te votave. Partite opozitare akuzojne se ligjet e reja te debatueshme te zgjedhjeve pothuajse garantojne shumicen per partine e Putin ne Dumen prej 450 vendesh.
Sipas rregullave te reja, nje parti kerkohet te marre shtate per qind te votave per te hyre ne Parlament. Anketat para-zgjedhore tregojne se vetem dy nga 11 partite, komunistet dhe Rusia e Bashkuar, do te arrijne kufirin e kerkuar