E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleancistet, leter Prodit per Petroliferen

Aleanca per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores i ka derguar dje nje leter kryeministrit italian Romano Prodi, me rastin e vizites se tij te sotme ne Shqiperi. Studente te levizjes, kane dale dje ne nje konference per shtyp, ku bene me dije letren qe ne thelb permban kundershtimet per ceshtjen e ndertimit te Petroliferes dhe veprave me baze nafte ne Gjirin e Vlores. Duke iu drejtuar Prodit edhe me cilesine e “qytetarit te nderit te Vlores”, studentet i kane meshuar faktit se kryeministri italian duhet te jete faktor per nderprerjen e veprave te tilla ne Vlore, pasi “qyteti bregdetar ka dhe duhet te kete destinacion vetem turizmin”. Ata thane se po i drejtohen kryeministrit Italian, pasi ndihen te padegjuar nga qeveria shqipatre. “Komuniteti vlonjat, nje pjese e tij e perfaqesuar me AMZHGJV, prej rreth tre vjetesh ka nisur kundershtimin per veprat me baze nafte ne Vlore”-tha ne takim Endri Brahimi, perfaqesues i studenteve te angazhuar ne Aleance.

Letra e plote
I nderuari z. Prodi
Eshte kenaqesi e vecante per ne, si perfaqesues te komunitetit te Vlores por edhe me gjere, qe t'ju kemi mysafir ne vendin tone. Kontributi juaj ne ndertimin e shtepise evropiane e vecanerisht ndihma qe i keni dhene vendit tone ne ore te veshtira, eshte e njohur per te gjithe.
Por ne deshirojme te perfitojme nga prania juaj ne Shqiperi per t'ju terhequr vemendjen lidhur me disa shqetesime qe kane te bejne me marredheniet mes dy vendeve tona ne pergjithesi dhe me perfaqesime firmash italiane nee Shqiperi ne vecanti, ne vepra qe per arsye se shkojne kunder interesave te vendit tone, kane hasur kundershtimin e komuniteteve qytetare, sidomos ne Gjirin e Vlores.
Pa marre miratimin e qytetareve vendas, qe kane kerkuar referendum per kete heshtje, pa marre miratimin e keshillit bashkiak te Vlores, nje shkelje flagrante te Konventes se Aarhusit qe kerkon informimin dhe terheqjen e pjesemarrjes se publikut ne vepra te medha me ndikim mbi mjedis, kompania La Petrolifera ka filluar punimet ne zonen e Pyllit te Sodes, per te ngritur depozita gjigande nafte. Aleanca Qytetare per Mbrojtjen e Gjirit te Vlore, AMGJ u krijua pikerisht per te kundershtuar ndertimin e veprave me baze nafte ne kete Gji, qe ka e do te kete destinacion kryesor ekonomik turizmin, e ka shprehur protesten e popullit te Vlores ne dhjetera aksione masive, por edhe me ankimime ne instanca nderkombetare, eshte Komisioni i Perputhshmerise me Konventen e Aarhusit, duke gjetur aty miratim te plote.
Ne e dime se trysnia mbi qeverine shqiptare per te pranuar projektin Petrolifera ne Gjirin e Vlores mund te kete pasur autore paraardhesit tuaj politik, ne ju theksojme ketu se kundershtimi publik i ketij projekti, qe tashme ka filluar, do te marre permasa edhe me te medha, cka do te rendonte vete marredheniet midis dy vendeve tona mike, ne qofte se kjo kompani nuk nderpret menjehere punimet dhe nuk terhiqet nga Gjiri i Vlores.
Pak qindra metra larg ketij objekti, kane filluar gjithashtu punimet per ndertimin e nje termoncentrali me baze nafte, i marre persiper nga firma tjeter italiane Meyer Engeneering. Edhe ky projekt, qe kerkon te zbatohet ne zonen e nje pylli e plazhi te virgjer ranor, nuk ka marre miratimin e komunitetit vlonjat, eshte bere pa informuar publikun e gjere e per kete aryse qeveria shqiptare eshte kritikuar ashper nga Komisioni i Gjeneves. Edhe punimet per TEC-in apo TEC-et e Gjirit te Vlores duhet te nderpriten menjehere, pa u zhvilluar per to referendumi vendor i kerkuar nga komuniteti vlonjat sipas te gjitha rregullave kushtetuese.
I nderuar zoti Prodi. Nga mediat shqiptare mesojme se ju do te nenshkruani me qeverine shqiptare nje marreveshje per energjine. Ne ketu informacionin e kemi te paket, sepse qeveria shqiptare ne pergjithesi kujdeset qe populli shqiptar te mos i marre njoftimet e duhura per veprimet e saj. Dime vetem se jane projektuar TEC-e gjigande vecse ne Vlore, ne Seman e ne Elbasan, nje hidrocentral i madh ne Skavice, gjithashtu me koncesione Italiane, tani se voni edhe centrale berthamore! Nderkohe Shqiperia nuk eshte ne gjendje te rregulloje rrjetet e veta shperndarese te energjise, shteti yne eshte i paafte te vendose ne rruge shfrytezimin e energjive te brendshme hidrike dhe populli vuan perdite mungesen e energjise. Eshte e qarte qe keto projekte, te cilat nuk kane marre asnjeri miratimin e komuniteteve perkatese, ndertohen per arsye se qeveria shqiptare e fal token tone me nje euro, se ketu nuk zbatohen ligjet mjedisore, se ne Shqiperi eshte e lehte te lesh mbeturina fosile dhe te ndotesh ajrin. Zoti kryeminister i Italise. Shqiperia nuk mund te kthehet ne nje koloni mjedisore dhe ne nje abort te kontinentit. Ne e ndjejme veten prej kohesh pjesetare te familjes evropiane me te drejta te barabarta me gjithe popujt e tjere te kesaj familje, edhe pse nominalisht nuk jemi anetare te Bashkimit Evropian. Ajo qe s'mund te ndertohet ne Itali, nuk duhet te ndertohet as ne Shqiperi. Aq me pak ne Shqiperi, kur dihet qe ne ende nuk e kemi teknologjine dhe vetedijen mjedisore. Ashtu e kane ngritur mireqenien e tyre kryesisht mbi turizmin vendet fqinje Greqia, Mali i Zi, kerkojme kete perspektive edhe ne per Shqiperine. Kujtojme me mirenjohje letren qe kemi marre nga zyra juaj ne Bruksel ne qershor 2004-es, e cila mbeshteste protesten tone kunder nje projekti te ngjashem te asaj kohe: planit per te transportuar e djegur plehra te Italise ne sasi te medha ne dyert e kryeqytetit tone dhe qyteteve te tjera shqiptare. Po keshtu deshirojme qe ju te distancoheni sot ndaj gjithe atyre planeve qe perbejne rreziqe per mjedisin dhe jeten e qytetareve shqiptare dhe qe u bien ndesh deshirave te tyre dhe perspektivave te zhvillimit te vendit tone".
Me respekt
Aleanca Qytetare per Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirit te Vlores

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›