E Enjte, 5 Nëntor 2026

Totenhemi, zhgënjimi i Kontes: Ndoshta nuk jam mjaftueshëm i

I zhgënjyer. Pak herë Antonio Conte e ka treguar veten kaq publikisht, por pas humbjes 0-1 të Tottenhamit të tij në Burnley në ndeshjen e prapambetur të Premier Ligës, trajneri italian ka treguar brishtësi. “Ndoshta e vërteta është se unë nuk jam mjaftueshëm i mirë – komentoi ai në pas ndeshjes -. Tottenham më thirri për të ndryshuar gjërat, por nuk po ia dalim. Mendoj se klubi duhet të vlerësojë edhe të ardhmen time”.

Me atë  të Burnley janë katër disfata të Spurs në pesë javët e fundit të kampionatit. Dhe nëse pas suksesit të Contes në 96′ në fushën e  Manchester City kujtuam vetëm fytyrën e tij në ekstazë, pas goditjes së mëtejshme situata është diametralisht e kundërta: “Ne po përpiqemi në gjithçka për të ndryshuar gjërat, por nuk mjafton, sinqerisht, po përpiqem por pa sukses. Ndoshta nuk jam mjaftueshëm i mire”.

Sugjerimi për pronarët është ndër më të rëndësishmit, edhe në momentin menjëherë pas ndeshjes: “Të humbasësh katër ndeshje nga pesë nuk mjafton, nuk është punë e mirë dhe nuk më ka ndodhur kurrë. Besoj se klubi duhet të bëj vlerësime, takime me drejtuesit, stafin dhe lojtarët dhe të bëjë një bilanc të situatës. Mendoj se edhe për të ardhmen time duhet bërë një vlerësim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›