E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin, shantazhe aktores që të mbështesë fushatën e tij

Share

Kryeministri aktual i Rusisë, Vladimir Putin, akuzohet se ka shantazhuar një prej aktoreve më të njohura dhe të dashura ruse, Chulpan Khamatova, për ta mbështetur atë për fushatën presidenciale.

Chulpan , e cila është kryesuese e fondacionit për fëmijët Podari Zhizn, ose Dhurata e Jetës, është shfaqur në një video që titullohet Pse do të votoj për Putin, ku thotë se: Në jetën tonë nuk ka gjë më të rëndësishme se sa shëndeti i fëmijëve. Vladimir Putin asnjëherë nuk ka qenë indiferent ndaj kërkesës së fondacionit dhe mbështetjes së doktorëve.

Krerët e opozitës dhe faqe të ndryshme interneti kanë thënë se aktorja e njohur, sidomos për filmin Good Bye Lenin!, është shantazhuar nga stafi i Putin për të bërë këtë reklamë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›