Putin shkarkon disa zyrtarë të lartë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Brendshme.
Në mesin e të shkarkuarve janë zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Siguri të Brendshme dhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Siguri Ekonomike.
Putini po ashtu ka nënshkruar dekretin për largimin e kreut të Agjencisë Federale për Kontrollin e Drogës në Osetinë Veriore.
Dokumenti është postuar të mërkurën në faqen zyrtare të Kremlinit.