E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga, Sino: Në vjeshtë, Kosova lajm të mirë nga Brukseli

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur në një takim lamtumire zotin. Khaldoun Sino, udhëheqës i sektorit politik, ekonomik dhe atij për integrim evropian në zyrën e BE-së në Kosovë.

Presidentja Jahjaga ka falënderuar Sinon për angazhimin e tij gjatë misionit në Kosovë dhe në të njëjtën kohë ka shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin e institucioneve të BE-së në vend, bën të ditur kumtesa nga Presidenca.

Sipas saj, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur besimin se këtë vjeshtë “Kosova do të marrë lajm të mirë nga Brukseli me rastin e publikimit të Raportit të Fizibilitetit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›