Putin takon drejtuesit e institucioneve/ U kërkon zyrtarëve rusë të përdorin vetëm automjete vendase

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se institucionet publike në vendin e tij duhet të ndalojnë blerjen e automjeteve të huaja.
Putin u takua me drejtues të lartë të kompanive të ndryshme në Moskë. “Sigurisht që ka nevojë për importe.
Por, disa gjëra themelore, përkatësisht gjërat që i konsumojmë vetë, duhet t’u drejtohen prodhuesve vendas”, theksoi Putin. “Për këtë arsye qeveria ruse i jep përparësi mbështetjes financiare për kompanitë vendase.
Është e nevojshme të mbështeten kompanitë në Rusi me blerje direkte”, shtoi ai. Duke thënë se refuzoi kërkesën për blerjen e automjeteve të huaja nga institucionet publike në vendin e tij, Putin tha se Ministritë, agjencitë dhe administratat e ndryshme kërkuan vazhdimin e blerjes së automjeteve të huaja.
Por ai u kishte thënë se duhet shfuqizuar patjetër kjo gjë dhe të gjithë burokratët në vend duhet të ngasin automjete vendase”.
Gazetar A. Mata
/RTSH/