Putin vizitë në Paris, takim me presidentin Sarkozi

Kryeministri rus, Vladimir Putin, pritet të zhvillojë bisedime sot në Paris me Presidentin francez, Nikolas Sarkozi, dhe më pas të vizitoj edhe Spektaklin, “Paris Air Show”, për të përkrahur firmat ruse.
Vizita një ditore e Putinit bëhet disa ditë pas bërjes publike të njoftimit për një marrëveshje për blerjen e dy anijeve luftarake prej Francës. Marrëveshje e tillë ka alarmuar disa nga aleatët e Francës në NATO dhe disa vende ish sovjetike.
“Paris Air Show” që zhvillohet në aeroportin “Le Bourget”, në veri të Parisit është shfaqja më e vjetër dhe më e madhe e aviacionit në botë.