Mishel Obama vizitë në Afrikë

Zonja e parë e Amerikës Mishel Obama mbërriti në republikën e Afrikës së Jugut. Kjo është etapa e parë e udhëtimit të saj gjatëditor në "kontinentin e zi". Sipas Shtëpisë së Bardhë vizita ka për qëllim inkurajimin e zhvillimit të demokracisë në kontinent.
Zonja e parë është e shoqëruar nga vajzat Malija dhe Sasha, dy kushërirat e tyre, si dhe nga mamaja e saj Merian Robinsën. Vizita e Mishel Obamës në Afrikën e Jugut dhe Botsuana i kushtohet kryesisht problemeve të të rinjëve, arsimit dhe shëndetit. Ky është udhëtimi i saj i dytë i pavarur jashtë shtetit me qëllim të popullarizoj politikën e Shtëpisë së Bardhë.