Putin:“The Pussy Riot”, e merituan burgimin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar sot se tre anëtaret e grupit pank, “The Pussy Riot” e meritojnë dënimin prej 2 vitesh burg.
Putin i bëri këto komente gjatë një dokumentari televiziv kushtuar atij, i cili u transmetua dje, me rastin e ditëlindjes së tij të 60-të.
Treshja e grupit “The Pussy Riot” u dënuan pas performansës së një kënge kritike për Putinin dhe Kishën Ortodokse Ruse, në Katedralen më të madhe të Moskës, në muajin shkurt.
Në këtë dokumentar, Putini gjithashtu thotë se gjenerata e tanishme e liderëve opozitarë duhet të largohen, për t`u hapur rrugë njerëzve më interesantë, përmbajtësorë dhe më të ndritur.