E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol dëshiron Kupën e Konfederatave

Pas një sezoni fantastik me Barcelonën, mbrojtësi i çeliktë Carles Puyol dëshiron t'i japë fund këtij sezoni edhe me një sukses tjetër, duke triumfuar në Kupën e Konfederatave me kombëtaren e Spanjës. Kapiteni i Barcelonës ishte një prej figurave qendrore të skuadrës në rrugën drejt tre trofeve të fituara, por tashmë shpreson të arrijë sukses edhe me kombëtaren spanjolle. "Të jem i sinqertë, ndjehem shumë mirë. Pasi fitoni te trofe, ndjeheni shkëlqyeshëm dhe gjithçka bëhet më e lehtë", ka thënë Puyol.
"Megjithatë, të gjithë këtu kemi të njëjtën dëshirë dhe motiv për të fituar Kupën e Konfederatave. Është një ngjarje për të cilën kemi ardhur ta fitojmë. Sigurisht Kupa e Evropës dhe ajo Botërore janë më të rëndësishme, por jemi të lumtur që jemi në gjysmëfinale", ka shtuar spanjolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›