Transporti, drejtuesit e autobusëve interurban: Po falimentojmë
Drejtuesit e autobuseve interurban shprehen se konkurenca e pandershme po i çon drejt falementimit. Sipas shoferëve, indiferenca e organeve kompetente lidhur me konkurencën e pandershme, po falimenton aktivitetin e autobusëve të licensuara. Ata janë detyruar të ulin çmimin e biletave vetëm për të tërhequr klientet, por sipas tyre as kjo nuk ka pasur ndonjë ndikim, sepse shpesh herë ata detyrohen të udhëtojnë edhe me dy ose tri pasagjerë. Një çështje tjetër, që i shqetëson ata është edhe çmimi i karburanteve. Sipas drejtuesve të autobuzave ndërqytetas çmimi i ulet i biletave dhe çmimi i lartë i karburanteve, është një arsye tjetër që ata po i varfëron më shumë. Krerët e sindikatave të shoferëve janë çuar disa herë në protesta dhe në grevë urie per realizimin e kerkesave te tyre, por nuk është dhënë ndonjë zgjidhje konkrete.