Pyetësor për pavarësinë e Kosovës
Ana tjetër e medaljes
1. A keni marrë pasaportë të Serbisë brenda këtyre tetë vjetëve?
2. A keni futur mallra kontrabandë në Kosovë? 3. A keni dhënë para për të marrë dokument në komunë? 4. A keni uzurpuar ndonjë shtëpi ose ndonjë dyqan të qytetarëve që janë zhvendosur nga Kosova? Përgjigjet në këto pyetje dhe në disa të tjera që janë në këtë tekst, na bëjnë bashkëpërgjegjës për vonesën e pavarësisë së Kosovës.
Milazim KRASNIQI
Statusi i Kosovës po rri pezull, për shkak të shtyrjeve të afateve, të tejzgjatjes së negociatave dhe të konfuzionit që mbretëron në komunitetin ndërkombëtar për të ardhmen e këtij vendi. Kjo është linja e shpjegimeve standarde që bëjnë të gjithë politikanët, diplomatët dhe analistët. Në këtë konstatim ka një të vërtetë. Por, nëse gërmohet më thellë në shkaqet që e kanë inkurajuar komunitetin ndërkombëtar që të shtyjë afate, që të devijojë procesin e të prodhojë konfuzion, atëherë mund të dilet edhe në terrenin ku do të shihen edhe dobësitë e shoqërisë së re të Kosovës, të cilat janë bërë pengesa e pavarësimit të vendit. Edhe pse duket sheshit se nuk na pëlqen të shihemi në pasqyrën e realitetit, këtu më poshtë po bëjmë një pyetësor me anën e të cilit mund të zbulojmë edhe fytyrën tonë të vërtetë në raport me pavarësimin e Kosovës. (Pyetjet që parashtrohen këtu, mund të vlejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës, por më së shumti për ne shqiptarët.)

2. A keni futur mallra kontrabandë në Kosovë?
3. A keni dhënë para për të marrë ndonjë dokument në komunë?
4. A keni uzurpuar ndonjë shtëpi ose ndonjë dyqan të qytetarëve që janë zhvendosur nga Kosova?
5. A e keni paguar tatimin në pronë gjatë këtyre tetë viteve?
6. A e keni paguar energjinë elektrike gjatë këtyre viteve?
7. A e keni lidhur shtëpinë tuaj ilegalisht në ujësjellës?
8. A e keni kërcënuar ose sulmuar policinë e Kosovës, kur ju ka ndalur në komunikacion?
Përgjigjet, nëse do të jenë të sinqerta, do të zbulojnë defektin e rëndë që ka mbretëruar gjatë këtyre tetë vjetëve në organizimin e shoqërisë sonë. Sidoqoftë, këtu më poshtë po sjellim disa të dhëna që e ndihmojnë përgjigjen e secilit prej nesh.
1. Vetëm në qarkun e Nishit janë marrë 170.000 pasaporta deri sot nga shqiptarët e Kosovës, gjatë këtyre tetë vjetëve të administrimit ndërkombëtar mbi Kosovën. Kur t’i shtohet kësaj shifre numri i pasaportave të marra në qarqet e tjera, si dhe pasaportat e marra prej bashkatdhetarëve tanë në diasporë, rezulton se ka vazhduar “bashkëjetesa administrative” me Serbinë, në dëm të krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
2. Futja e mallrave kontrabandë në Kosovë, veçmas të mallrave nga Serbia, në bashkëpunim me serbët, ka qenë “veprim patriotik” gjatë këtyre tetë vjetëve, i cili ka varfëruar buxhetin e Kosovës, e varfëruar ekonominë e vendit dhe ka dhënë provë se Kosova nuk mund të mbijetojë ekonomikisht pa Serbinë.
3. Korrupsioni është bërë mënyrë sjelljeje e qytetarëve, gjë që e ka paraqitur Kosovën si një vend të infektuar kolektivisht nga virusi i korrupsionit.
4. Uzurpimi i pronave të huaja, të cilat nuk janë liruar as pas tetë vjetëve, është bërë një njollë turpi për Kosovën dhe i ka inkurajuar ata që mendojnë se Kosova duhet të ndahet, sepse serbët janë viktima të abuzimit.
5. Mospagesa e tatimeve i ka bërë komunat të jenë të varfra e pa mundësi që të bëjnë shërbime të duhura për qytetarët. Prandaj, shumë njerëz sot e kujtojmë me nostalgji kohën e socializmit, kur komuna bënte më shumë për ta.
6. Vjedhja e energjisë elektrike është një dukuri shumë e përhapur. Edhe mospagesa e energjisë elektrike është po ashtu një “dukuri nacionale”. Por, kjo e ka penguar zhvillimin e vendit, i ka penguar investimet dhe e ka stimuluar ekonominë informale. Kolapsi energjetik i tejzgjatur e ka paraqitur Kosovën në sytë e kundërshtarëve te pavarësisë si një vend të paaftë për t’u vetëqeverisur.
7. Lidhjet ilegale në ujësjellësa janë një dukuri po ashtu e shëmtuar dhe e cila e çrregullon furnizimin e qytetarëve me ujë të pishëm e prej këndej edhe e ulë kualitetin e jetës së tyre. Ndërsa, në kontekstin e statusit, edhe kjo inkuadrohet si minus për pavarësinë e vendit.
8. Sulmet ndaj policëve të Kosovës gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shpeshta, dhe e kanë kompromentuar idenë se SHPK mund të jetë garant i sigurisë në Kosovë. Prandaj, edhe janë bërë më të zëshëm, ata që kërkojnë që të kthehet ajo policia e vjetër serbe, e cila di si ta vendos rendin në këtë vend.
Mund të bëhen edhe shumë pyetje të tjera, por jemi kufizuar vetëm në këto, për mungesë hapësire. Por, nëse të gjithë ne japim përgjigje të sinqerta në pyetjet e mësipërme, do ta kuptojmë më lehtë pse po ndodhin gjithë këto zhagitje dhe komplikime me fatin e vendit tonë. Do të mund të kuptojmë një gjë themelore: ne nuk e kemi krijuar shtetin, i cili mund të funksionojë dhe të jetë i aftë ta mbajë veten me punën e shtetasve të vet. Ne më shumë për këto tetë vjet kemi zhvatur nga buxheti i Kosovës dhe nga ndërmarrjet publike, se sa që kemi kontribuuar për forcimin e tyre. Ne ende sillemi sikur nuk e dimë se shteti bëhet e pastaj kërkohet njohja e tij (ne po e kërkojmë njohje për shtetin që nuk e kemi bërë të aftë të funksionojë vetë.) Ne ende nuk e kemi nda mendjen a e duam përnjëmend këtë vend si atdhe, që duhet ta bëjmë të përparuar e të zhvilluar apo vetëm si një hapësirë ku duam të “bëhemi idare” si të mundemi. Prandaj, kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës edhe janë trimëruar nga mungesa e përgjegjësisë sonë qytetare dhe nga mungesa e dashurisë vepruese për ta bërë Kosovën një shtet vërtet të pavarur.