Pyetësori i KE-së, Bregu: Kemi realizuar 99 përqind të punës

Ministria e Integrimit Majlinda Bregu ka bërë një përmbledhje të punës së administratës shtetërore për t'i dhënë përgjigje pyetësorit të Komisionit Europian. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit Bregu theksoi se deri më tani nga 2280 pyetje janë përgjigjur 99 përqind e tyre të cilat janë depozituar tashmë në Ministrinë e Integrimit.
Sipas saj janë shqyrtuar deri më tani 18 kapitull të pyetësorit dhe pas përkthimit të këtij pyetësori do të bëhet edhe një lexim i materialit nga persona anglisht folës të cilët tashmë janë identifikuar.
Bregu duke falenderuar të 1200 nënpunësit e administratës për punën e madhë që kanë bërë për t'u përgjigjur në mënyrë sa më cilësore pyetësorit theksoi se po punohet që të respektohen datat e vendosura nga KE-ja.