Berisha në forumin ekonomik të Veronës: Ejani të investoni në Shqipëri

Itali, 11 shkurt, NOA Update- Kryeministri, Sali Berisha
përshëndet forumin ekonomik të Veronës më Itali.
Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha është i
ftuar nderi në këtë forum të nivelit të lartë nga qeveria italiane. Në fjalën e tij, kryeministri
bëri një pasqyrë të potencialeve të Shqipërisë në fusha të ndryshme. Ai ftoi edhe
investitorët italianë si dhe ata të rajonit që të investojnë në Shqipëri duke
garantuar mbështetjen e qeverisë me ligje bashkëkohore.
Në këtë forum marrin pjesë ministrat e ekonomisë
dhe tregtisë nga e gjitha Europa Juglindore, si dhe mbi 600 kompani të mëdha që
operojnë në këtë treg.
Kryeministri Berisha ndodhet në Itali në
kuadër të një vizitë zyrtare me ftesë të Kryeministrit të Italisë, zotit Silvio
Berlusconi.
Sot kreu i qeverisë ka qenë i ftuar i nderit
në Forumin Ekonomik Italy and South Eastern Investment Formu në Verona, ku bëri
një ekspoze të zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë.
Gjithashtu ai do të takohet me Ministrin e
Ekonomisë të Italisë, zotin Scajola si dhe me përfaqësues të grupeve të
biznesit pjesëmarrëse në këtë formum. Ndërsa në ditën e dytë të vizitës,
Berisha do të zhvillojë takim me Presidentin e Dhomës së deputetëve të Italisë,
zotin Gianfranco Fini në pallatin Montecitorio.
Ndërkohë që kryeministri do të takohet dhe me
homologun tij italian, Silvio Berlusconi në Pallatin Chigi. Gjatë këtij takimi
do të nënshkruhet nga dy homologët dhe Dokumenti i Partneritetit Strategjik.
Në fund të vizitës së tij zyrtare në Itali,
Kryeministri Berisha do të pritet në takim në Campidoglio nga Kryetari i
Bashkisë së Romës, zoti Gianni Alemano.