Pyetje: Zoti Kryeminister, vendi juaj ka me te vertete force per te ndalur trafikun klandestin? Kryeministri Nano: Sigurisht qe ka nje force qe ne bashkpunim me partneret evropiane dhe ne radhe
Pyetje:
Zoti Kryeminister, vendi juaj ka me te vertete force per te ndalur trafikun klandestin?
Kryeministri Nano:
Sigurisht qe ka nje force qe ne bashkpunim me partneret evropiane dhe ne radhe te pare me vendin tuaj,Italine, te ndaloje kete industri vrasese. Tani, jo vetem qe nuk ka me asnje skaf ne det, por nuk ka asnje skafist ne qeveri dhe ne politike.
Pyetje: Vendi yne konsiderohet si porta drejt BE, ndaj ju pyes: Shqiperia a ka maturitetin politik e ekonomik per te bere kete hap te madh?
Kryeministri Nano:
Ka nje Konsensus te mire politik, eshte nje faze e re raportesh institucionale me BE e qe po na ndihmon per te hapur negociatat me nje marreveshje asocimi.Normativa evropiane mberrin te ne, fale nje programi bashkepunimi me Romen dhe kryeqytetet e tjera europiane. Kemi nje mareveshje me kryetarin e Qeverise suaj Berluskoni, se Italia do te vazhdoje te jete avokati yne per keto kontakte.
Pyetje: Cfare do t'ju thonit bashkqytetareve tuaj qe ndodhen ne Itali?
Kryeministri Nano:
Te ndjehen te qete ne shtepite e tyre dhe ne shtepite e reja qe mundohen te ndertojne ne Itali, sepse konsensusi politik ne Itali e Shqiperi per t'i bere ata te ndjehen qytetare evropiane, kudo qe ndodhen, funksionon.