E Diel, 1 Nëntor 2026

Pyetje: Si paraqitet situata pas hapjes së portave të Liqenit Artificial në Tiranë ? Hapja e Portave të Liqeni Artificial solli dëme të konsiderueshme për një pjesë të mirë të bano

Pyetje: Si paraqitet situata pas hapjes së portave të Liqenit Artificial në Tiranë ?

Hapja e Portave të Liqeni Artificial solli dëme të konsiderueshme për një pjesë të mirë të banorëve, të sipërmarrësve dhe të institucioneve publike dhe mbi këtë bazë ne po vazhdojmë të identifikojmë, pas normalizimit të gjendje së emergjkencës së parë, përgjigjësitë ligjore, administrative, ekonomike dhe financiare me të cilat jemi të angazhuar për të dëmshpërblyrt qytetarët, sipërmarrësit dhe institucionet shtetërore, vecanërisht ato të sistemit energjitik që u dëmtuan nga kjo ngjarje e pakëndshme.

Z. Nano, a mund të na thoni cilat ishin shkaqet e vërteta të asaj që ndodhi në Tiranë ?

Ato janë pjesë e fenomeneve të evidentuara që po identifikohen për mbarëfunksionimin, ose për mosfunksionimin e sistemit dhe të institucioneve dhe të administrimit publik në Shqipëri. Këtu nuk është cështja për të përcaktuar përgjegjësi personale, penale apo civile të një apo një grupi njerëzish, por të identifikojmë mangësitë në legjislacion, papëtrgjegjshmërinë veprimeve dhe të mosveprimeve ligjore për të cilat ka detyrime ligjore të plotësuara dhe të paplotësuara, si dhe skema ligjore të mbajtje së përgjegjesive përballë shtetit dhe sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve për dëmet që ka bërë shteti në mënyrë të padrejtë.

Z.Nano duket se incidenti në Tiranë ka lënë në harresë gjendjen në pjesët e tjera të vendit, vecanërisht në Veri të Shqipërisë, ku gjendja ekonomike është mjaft e vështirë. A ka mundësi financiare qeveria, shteti shqiptar për të ndihmuar zonat e godituar dhe a mund të na thoni se sa dëme i kanë shkaktuar ato ekonomisë shqiptare në përgjithësi?

Unë nuk beson se ne po e humbasim vëmendje në programet e ndërhyrje për fatkeqësitë natyrore. Janë vazhdimisht në punë institucionet e shtetit, të administratës publike dhe ato të Qeverisë për emergjencën civile gjithashtu dhe po vazhdon zbatimi i programeve të asistencës, ndihmës humanitare, të rialokimit të investimeve për riparimin e insfrastruktuarave publike dhe vendore që janë dëmtuar, si dhe të identifikimit dhe të kompensimit të dëmeve të qytetarëve në këtë fatkeqësi.

Z. Nano, sic edhe ju vetë latë të kuptohet, përmbytjet nxoren në pah probleme të mëdha në funksionimin e strukturave shtetërore. Qeveria është kritikuar për mungesë përgjegjësie në përgjigje të kësaj krize. Cili është reagimi Juaj dhe cfarë reformash do të ndërmerrni për të rritur efikasitetin e institucioneve qeveritare?

Me lejoni edhe një herë z. Biberaj të korrigjoj sensibilitetet që ju përcillni, që nga ato të shtrirjes së shqyrtimit të dhënijes së mandatit për shtyrjen e shqyrtimit të hapjes së negociatave për Stabilizim Asocimin në agjendat e Komisionit Europian, sepse nuk më rezulton kështu. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme kjo cështja është trajtuar më një vlerësim shumë pozitiv për reformat dhe ecurinë e tyre dhe në pak javë të ardhshme do të kemi një përgjigje përfundimtare pozitive.
E dyta, opinioni publik dhe institucionet politike dhe shtetërore në Shqipëri po vlerësojnë angazhimin shumë të përgjegjshëm të Qeverisë. Unë jam tani në një seancë parlamentare ku po arsyetohet edhe në këtë funksion përballë emergjencës natyrore dhe angazhimit për të përmirësuar funksionimin e institucioneve dhe të administratës publike përballë detyrave të zhvillimit normal të vendit dhe integrimit global të tij.
Nga kjo pikëpamje, më lejoni t`ju themë se Qeveria e Shqipërisë po bën të gjitha përpjekjet e duhura për të rialokuar fonde, për të integruar fonfe suplementare, në kapërcimin e fatkeqësisë natyrore dhe mosndërprerje se programeve të zhvillimit, të cilat ttë gjitha së bashku na kushtojnë rreth 20 milionë dollarë deri tani.

Zoti kryeministër shumë faleminderit

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›