Kryeministri Fatos Nano u takua sot në mesditë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama për të diskutuar rreth situatës së përmbytjes që u krijua në një pjesë të Kryeqytetit si pasoj
Kryeministri Fatos Nano u takua sot në mesditë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama për të diskutuar rreth situatës së përmbytjes që u krijua në një pjesë të Kryeqytetit si pasojë e hapjes së papritur të portave të digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe masave që duhen marrë për evidentimin e shkaqeve dhe përgjegjësive ligjore, administrative e teknike si dhe për përballimin e pasojave të dëmeve.
Në këtë takim u ra dakort për të strukturuar një proces bashkëpunimi dhe partneriteti midis autoriteteve të qeverisjes qëndrore e vendore për identifikimin e përgjegjësive, mangësive dhe zgjidhjeve ligjore, administrative, teknike dhe ekonomiko – financiare për funksionimin e sistemit të menaxhimit të infrastrukturave të rëndësishme publike dhe të përballimit të pasojave të keqpërdorimit të tyre.
Gjithashtu Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë ranë dakort që ekspertë dhe funksionarë të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës, duke marrë në konsideratë veprimet dhe mosveprimet të shtrira në kohë, të identifikojnë zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha problemet e shfaqura.
Kryeministri vlerësoi angazhimin e Kryebashkiakut Rama në përballimin e pasojave dhe e inkurajoi për të forcuar bashkëpunimin me Qeverinë në marrjen e masave definitive që garantojnë mospërsëritjen e indicenteve të tilla me pasoja të rënda për shtetasit.