E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetje për Obamën në Twitter

Shfyrtëzuesit e rrjetit shoqëror në Internet, Twitter, mund të bëjnë pyetje presidentit të SHBA-së Barak Obama.
 

Kjo do të ndodhë dy ditë pasi hakerët kishin depërtuar në faqen “Fox News Twitter” dhe kishin dërguar mesazhe të rreme, me të cilat pretendohej se presidenti Obama ishte vrarë.

Pritet që shumica e pyetjeve do të fokusohen në ekonominë e SHBA-së, ndërsa pritet që presidenti Obama, t`I përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të të interesuarve nga Shtëpia e Bardhë.
 

Më herët këtë vit, presidenti amerikan mbajti një forum të ngjashëm me shfrytëzuesit e rrjetit shoqëror Facebook.
Ndërkohë për incidentin në faqen “Fox News Twitter” po zhvillohen hetime nga Shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›