Libia: Gedafi nuk do të largohet

Zyrtarët në Libi kanë hedhur poshtë publikimet e raportit të botuar në gazetën ruse “Komersant”, se lideri Muamer Gadafi, po shqyrton mundësinë e largimit nga pushteti dhe kërkimin e strehimit në ndonjë vend tjetër.
Zëdhënësi i qeverisë së Libisë, Mousa Ibrahim, i tha agjencisë Rojters, se raporti ishte i pavërtetë ndërsa shtoi se Gadafi është një simbol historik dhe libianët do të vdesin për ta mbrojtur atë.
Ndërkohë forcat e Gadafit gjatë ditës së djeshme kanë bombarduar qytetin e Misratës, që është bazë e kryengritësve dhe për pasojë janë vrarë 11 kryengritës ndërsa më se 40 të tjerë janë plagosur.