Pyje te tera nen flake, zjarri i afrohet shtepive
MIRDITE- Perfshihen nga flaket pyjet me te bukura te zones malore te Mirdites, duke bere shkrumb nje siperfaqeje te konsiderueshme me pisha, ndersa rrezikohet nje kurore me shtrirje tejet te madhe te ketij brezi haloresh. Behet fjale per pyjet e Oroshit, ndersa zjarri ka rene pikerisht ne kuroren me pisha te ketij fshati per t'u ngjitur deri afer zones se mbrojtur pyjore te Nenshejtit. Mesohet se zjarri ka rene ne vendin e quajtur Qafa e Palmes dhe ka perfshire rreth 50 ha toke, ndersa edhe dje nuk ishin shuar per shkak te terrenit te thyer. Mesohet se jane djegur 5 ha pisha, ndersa zjarri vazhdon te pushtoje siperfaqe te tera me shkurre. Komuna dhe sherbimi pyjor moren masa qe ne momentin e renies se zjarrit duke nxjerre dhe forca vullnetare, por ka qene e pamundur mbajtja nen kontroll edhe per faktin e eres se forte qe favorizonte perhapjen e flakeve. Ne vendin e renies se zjarrit u derguan per ndihme dhe sherbimi zjarrfikes, por terreni i veshtire malor ka bere te pamundur kalimin e tyre per t'iu afruar vatres se zjarrit, vater e cila eshte zmadhuar ne pak minuta, duke pershkuar nje brez prej 5 km gjatesi. Perhapja me tej e flakeve te zjarrit mund te rrezikoje edhe disa shtepi te lagjes Zajs te Mashterkorit apo Vile te Nenshejtit.
A. Bushi
A. Bushi