E Diel, 1 Nëntor 2026

QKB: 1200 biznese të reja në gusht, 9200 aplikime

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi se numri i bizneseve të reja të regjistruara në muajin gusht arriti në 1200, ndërsa në total u përpunuan 9200 aplikime.

Gjatë muajit gusht, Qendra Kombëtare e Biznesit vijoi ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në funksion të një administrimi sa më efikas dhe transparent.

Shifrat e ofruara nga QKB tregojnë një volum të konsiderueshëm të shërbimeve të ofruara në mënyrë elektronike për bizneset, si në fushën e regjistrimit, ashtu edhe në atë të licensave, lejeve dhe autorizimeve.

Sipas QKB, janë trajtuar nëpërmjet biletës së asistencës dhe e-maileve 1262 kërkesa, janë asistuar 627 telefonata dhe 905 biseda (chat) direkt me operatorët.

Nga 9200 aplikime të kryera online, pjesa më e madhe, 7300 aplikime, i përkasin Regjistrit Tregtar. Kjo kategori përbën rreth 79% të totalit të aplikimeve online gjatë muajit.

Ndërkohë, 776 aplikime janë regjistruar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, ndërsa 1134 aplikime kanë qenë të lidhura me Regjistrin e Lejeve, Licensave dhe Autorizimeve. Këto përfaqësojnë përkatësisht rreth 8,4% dhe 12,3% të totalit.

Përveç 1200 bizneseve të reja të regjistruara, gjatë muajit QKB raporton se janë lëshuar 126 licensa dhe 19 leje të reja.

QKB gusht 2026 1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›