E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKK në konferencën 'Balkans Memory'

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Fatos Berisha do të marrë pjesë në

konferencën ndërkombëtare të titulluar 'Balkans Memory' që mbahet në Zagreb të

Kroacisë me 1 qershor.

Në organizim të institucionit francez INA, ky seminar trajton

temën e promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë audiovizuele në Ballkan, me

objektive të implementimit të hapave të parë të politikave të prezervimit dhe

promovimit të trashëgimisë, si dhe ngritjen e vetëdijes të vendimmarrësit e

Ballkanit Perëndimor për nevojën e investimit në ruajtje, digjitalizim dhe menaxhim

të trashëgimisë audiovizuele.

Ky seminar është organizuar nga Ina Expert, ne bashkëpunim me Qendrën e filmit të

Kroacisë, Arkivin Shqiptar të filmit dhe COPEAM, ndërsa si projekt është

bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›